Versioni në fuqi nga: 17.10.2026
Cookies janë skedarë të vegjël që shfletuesi ruan për një faqe. Bonora përdor vetëm cookies të domosdoshme, pa të cilat platforma nuk funksionon. Nuk përdorim cookies për reklama, as për analitikë nga palë të treta.
Cookies që përdorim
| Emri | Për çfarë | Sa zgjat |
|---|---|---|
bonora-session |
Mban sesionin tuaj të hapur gjatë përdorimit | 2 orë pa aktivitet |
XSRF-TOKEN |
Mbrojtje kundër sulmeve në formularë | sa sesioni |
remember_web_… |
Ju mban të kyçur në pajisjen tuaj | derisa të dilni |
bonora_device |
Mban mend një pajisje të besuar, që të mos kërkohet kodi çdo herë | 90 ditë pa përdorim |
Përveç këtyre, shfletuesi ruan në pajisjen tuaj (localStorage) zgjedhjen e gjuhës, të pamjes (e çelët ose e errët) dhe faktin që e keni parë njoftimin për cookies. Këto nuk na dërgohen dhe nuk përdoren për t'ju ndjekur.
Si t'i menaxhoni
Cookies mund t'i fshini ose t'i bllokoni te cilësimet e shfletuesit. Nëse i bllokoni cookies të domosdoshme, nuk do të mund të kyçeni në Bonora.
Ndryshimet
Nëse në të ardhmen shtojmë cookies që nuk janë të domosdoshme (për shembull, për analitikë), do t'ju kërkojmë pëlqimin para se t'i përdorim.
Kontakti
Bonora · info@bonora.test · +38344215959