Versioni në fuqi nga: 17.10.2026
Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale mbledh Bonora, pse i mbledh, me kë i ndan dhe çfarë të drejtash keni. Kontrollues i të dhënave është Bonora, NUI —, —. Për çdo pyetje mbi privatësinë na shkruani në info@bonora.test ose na telefononi në +38344215959.
Të dhënat i përpunojmë sipas Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës.
1. Cilat të dhëna mbledhim
| Të dhënat | Kur |
|---|---|
| Numri i telefonit, emri, mbiemri, qyteti, email-i | kur hapni llogari |
| Blerjet: biznesi, numri i faturës, shuma, data, foto e faturës | kur regjistroni një blerje |
| Shpërblimet, përdorimet e tyre, ndjekja e bizneseve | kur përdorni programet e shpërblimeve |
| Profili profesional: profesioni, zonat e punës, foto, dokumente | kur bëheni profesionist |
| Kërkesat për punë: përshkrimi, vendi, fotot | kur kërkoni profesionist |
| Pajisjet e besuara: lloji i pajisjes dhe shfletuesit, data e përdorimit | kur zgjidhni "Beso këtë pajisje" |
| Të dhëna teknike: adresa IP, historiku i hyrjeve | gjatë përdorimit, për siguri |
| Abonimi për njoftime (push) | kur i lejoni njoftimet |
Nuk mbledhim të dhëna të kartave bankare.
2. Pse i përdorim
- Për të ofruar shërbimin (kontrata me ju): llogaria, blerjet, shpërblimet, referimet, kërkesat për punë, njoftimet.
- Për siguri dhe kundër mashtrimit (interes i ligjshëm): kontrolli i faturave të përsëritura, i llogarive të shumta dhe i abuzimeve. Për këtë ruajmë vetëm një kod të ndërtuar nga adresa IP (HMAC), jo vetë adresën, kur e krahasojmë mes llogarive.
- Për njoftime promocionale dhe mesazhe të sponsorizuara: vetëm me pëlqimin tuaj, që mund ta tërhiqni kur të doni te Profili.
- Për detyrime ligjore, kur ligji e kërkon.
3. Kush i sheh të dhënat
- Biznesi ku blini sheh blerjet dhe shpërblimet tuaja vetëm te ai biznes. Asnjë biznes nuk sheh blerjet tuaja te bizneset e tjera.
- Arkëtari sheh emrin e shkurtuar dhe saldon tuaj te ai biznes kur skanon kodin tuaj.
- Profesionistët shohin kërkesën tuaj për punë pa mbiemrin dhe pa telefonin. Telefonin e sheh vetëm profesionisti që zgjidhni, dhe vetëm me pëlqimin tuaj.
- Profili publik i profesionistit shfaq vetëm atë që profesionisti ka zgjedhur ta bëjë publike. Nuk shfaq kurrë blerjet, pikët ose shpërblimet.
- Ofruesit që na ndihmojnë (hostimi i serverëve, dërgimi i email-ave, Viber për kodet): i përpunojnë të dhënat vetëm sipas udhëzimeve tona.
- Autoritetet, vetëm kur ligji e kërkon.
Ne nuk i shesim të dhënat tuaja.
4. Sa kohë i ruajmë
- Fotot e faturave fshihen automatikisht pas aprovimit, sipas afatit të caktuar nga Bonora (aktualisht disa ditë). Të dhënat e blerjes (shuma, data, biznesi) ruhen për raportet dhe kundër mashtrimit.
- Kodet OTP skadojnë pas pak minutash.
- Pajisjet e besuara skadojnë pas 90 ditësh pa përdorim, ose kur i hiqni vetë.
- Kërkesat për punë mbyllen pas afatit; fotot e tyre fshihen kur fshihet kërkesa.
- Llogaria ruhet derisa ta mbyllni. Pas mbylljes, disa të dhëna i ruajmë aq sa kërkon ligji ose aq sa duhen për mbrojtjen nga mashtrimi.
5. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të:
- kërkoni një kopje të të dhënave tuaja;
- korrigjoni të dhënat e pasakta (shumicën mund t'i ndryshoni vetë te Profili);
- kërkoni fshirjen e të dhënave;
- kundërshtoni përpunimin e bazuar në interes të ligjshëm;
- tërhiqni pëlqimin për njoftimet promocionale;
- merrni të dhënat në formë të lexueshme nga kompjuteri.
Kërkesat i dërgoni në info@bonora.test; përgjigjemi brenda 30 ditëve. Nëse mendoni se të drejtat tuaja janë shkelur, mund të ankoheni te Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës.
6. Siguria
- Lidhja është e enkriptuar (HTTPS).
- Fotot e faturave dhe dokumentet ruhen në hapësirë private, pa lidhje publike.
- Kodet e hyrjes ruhen të enkriptuara (hash).
- Hyrja në të dhëna kufizohet sipas roleve. Çdo veprim i rëndësishëm regjistrohet.
7. Fëmijët
Bonora nuk është për persona nën 16 vjeç.
8. Ndryshimet
Kur e ndryshojmë këtë politikë, publikojmë versionin e ri këtu dhe ju njoftojmë në aplikacion.